Shkalla më e lartë për kërcënim nga terrorizmi mbetet në fuqi në Bruksel

Bruksel, 23 nëntor 2015 (MIA) - Këshilli kombëtar për sigurim i Mbretërisë së Belgjikës, sot pasdite mbajti takim në bazë të analizave dhe vlerësimeve të kryera nga ana e Trupit koordinues për analiza të kërcënimeve (OCAM) dhe Qendrës për kriza, ku mori vendim që shkalla më e lartë e katërt e rrezikut nga sulme terroriste të mbetet në fuqi në Bruksel.
 
Siç lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, kryeministri Sharl Mishel, theksoi se kërcënimi nga terrorizmi mbetet "i besueshëm dhe pashmangshëm" për rajonin e kryeqytetit, i cili përfshin 19 komuna të Brukselit dhe qytetin Vilvord, por theksoi se vetëm edhe nesër nuk do të funksionojnë shkollat, fakultetet dhe metroja.

Kryeministri Mishel në konferencë shtypi pas takimit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar sqaroi se objektivat e mundshme të sulmeve terroriste janë të njëjta, dhe ato janë qendra tregtare, transporti publik dhe rrugët për shoping. Me këtë rast, rekomandime për ngjarjet e mëdha mbeten të njëjta, siç është përforcimi i pranisë së policisë dhe ushtrisë të mbetet në nivelin më të lartë në Bruksel dhe në pjesën tjetër të Belgjikës, për ku vlen niveli i tretë i kërcënimit për sigurinë

"Këto masa do të zgjasin deri të martën e ardhshme. Por, shkollat dhe transporti publik do të hapet të mërkurën. Rihapja e stacioneve të metrosë do të jetë graduale. Niveli optimal i sigurisë do të mbahet nëpër tërë territorin", theksoi Mishel.

Ky nivel i lartë i kërcënimit për sigurinë në Belgjikë pritet të mbetet derisa nuk arrestohet ose eliminohet terroristi më i kërkuar në Evropë, Salah Abdeslam, i cili mori pjesë në sulmet terroriste në Paris, më datën 13 të këtij muaji. Sipas prokurorisë belge, supozohet se ai është duke lëvizur me një ndihmë shumë të madhe të mbështetësve në territorin e Belgjikës. Pikërisht për këtë ishin edhe sulmet anti-terroriste të mbrëmshme dhe të sotme në Bruksel dhe në Liezh, ku u arrestuan 21 persona, nga të cilët vetëm për një person është përcaktuar paraburgim, 17 janë liruar, ndërsa tre ende janë nën hetime.
 
Arrestimi i Salah Abdeslam, sipas televizionit kombëtar "RTBF" do të jetë një sinjal i fortë se do të zvogëlohet tensioni në Belgjikë, pasi i njëjti dhe mbështetësit e tij paraqesin rrezik dhe mund të posedojnë armë dhe mjet shpërthyes. Sipas spekulimeve, të paktën dhjetë persona janë të gatshëm për të kryer sulm terrorist në Bruksel, të ngjashme me sulmet e fundit në Paris, gjë që e konfirmoi edhe kryeministri belg, Sharl Mishel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail