Peskov: Aeroplani ka fluturuar mbi Siri

Soçi, 24 nëntor 2015 (MIA) - Kremlini me siguri e di se aeroplani ushtarak rus Su-24, i cili është rrëzuar sot ndodhej mbi Siri, në hapësirën ajrore siriane, deklaroi sot zëdhënësi i presidentit rus Dmitrij Peskov.

Ai shtoi se në këtë moment nuk do të ishte e drejtë të flasë për çfarëdo qoftë pasoja të marrëdhënieve ruso-turke pasi që aeroplanët gjuetarë turq e kanë rrëzuar aeroplanin rus.

Sipas fjalëve të tij, Kremlini me siguri e di se aeroplani Su-24 ka fluturuar mbi Sirinë.

"Megjithatë, akoma nuk kemi marrë nga Ministria jonë e Mbrojtjes informacion për shkaqet e rrëzimit të aeroplanit. E dimë vetëm se ka qenë në hapësirën ajsore të Sirisë, mbi territorin e e Sirisë", theksoi Peskov.

Ai shtoi se ekziston mundësi që presidenti i Rusisë Vladimir Putin të prononcohet sot me rastin e incidentit.

Peskov, gjithashtu tha se Kremlini nuk e di nëse vizita e shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov në Turqi, e paralajmëruar për nesër është anuluar për shkak të incidentit me aeroplanin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail