Anëtarë të grupit radikal islamik janë arrestur në Berlin

Berlin, 27 nëntor 2015 (MIA) - Policia në Berlin dje ka kryer bastisje në dy lokacione me ç'rast janë arrestuar dy persona në moshën prej 28 dhe 46 vjeç të cilët janë të dyshuar se "kanë përgatitur akte serioze të dhunës kundër shtetit gjerman".

Një nga të arrestuarit ka qenë nga Tunizia ndërsa i dyti ka pasur dokumente siriane të cilat ende do të kontrollohen a janë të vërteta apo janë të falsifikuara.

Sipas një përfaqësuesi të policisë së Berlinit gjatë intervenimit të njësive speciale gjermane është kryer bastisje në qendrën kulturore islame "Seituna" e cila ka funksionuar edhe si objekt fetar në Sharlotenburgun e katërt të qytetit në Berlin si edhe një lokacion tjetër.

Të dy të dyshuarit për akte terroriste janë arrestuar në vendin Bric në Nokejlin  ku jeton një numër i konsiderueshëm i migrantëve nga vendet arabe.

Bastisjet dhe arrestimet e anëtarëve të tani grupit të panjohur radikal kanë ndodhur momentin e njëjtë derisa në qendrën e Berlinit partnerët e qeverisë federale gjermane janë dakorduar të dërgojnë mbështetje ushtarake në luftën kundër SHI-së në Siri.

Në takimin e qeverisë është dakorduar Gjermania në Siri të dërgojë gjashtë prej aeroplanëve të saj për zbulim nga lloji "Tornadio" të cilat tani operojnë në Afganistan, një fregatë e cila do të patrullonte në bregun sirianë dhe një aeroplan për furnizim me karburante në ajër.

Të paktën 500 shtetas gjermanë apo persona që kanë qëndrim legal në këtë vend deri tani kanë qenë pjesë nga formacionet e armatosura ekstremiste islamike në Siri dhe Irak apo kanë kaluar kampe për trajnime ushtarake ndërsa qindra prej tyre veçmë janë kthyer në Gjermani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail