Berlin: Evropa do të ballafaqohet me fluks edhe më të madh të refugjatëve

Berlin, 12 janar 2016 (MIA) - Evropa dhe Gjermania së shpejti do të ballafaqohen me fluks të ri të refugjatëve, i cili do të jetë shumë më i madh se ai në vitin 2015, deklaroi ministri gjerman i Zhvillimit, Gerd Miler.

"Deri te kufijt tanë deri tani arritën vetëm 10 për qind nga ky fluks (refugjatë), i cili ka filluar në Siri dhe Irak" theksoi Miler, duke shtuar se "në lëvizje janë mes tetë dhe 10 milionë njerëz".

Siç njoftoi Dojçe Vele, Miler vlerësoi se ata refugjatë të cilët deri tani vijnë në Evropë "me vite kanë qëndruar në lagje me tenda, bodrume dhe qilarë, pa energji elektrike dhe ujë.

"Është turp që bashkësia ndërkombëtare nuk është në gjendje t'u sigurojë mbijetesë këtyre njerëzve në ato vende", thotë Miler.

Ai vlerëson se në dekadat e ardhshme numri i banorëve në shtetet afrikane do të rritet dyfish, për të cilin shkak, sipas tij, nevojitet "dimension tërësisht i ri" i bashkëpunimit të bashkësisë ndërkombëtare që të pengohet fluksi i pritur i madh i refugjatëve drejt Evropës.

"Në kohën e teknikës digjitale dhe telefonave celular të gjithë e dinë në çfarë gjendje  jetojmë ne (në Evropë). Për këtë duhet të investojmë në arsim dhe zhvillim me qëllim që këtyre njerëzve t'u sigurojmë perspektivë në vendet e tyre," vlerëson ministri gjerman i Zhvillimit.

Miler u shpreh skeptik  lidhur me kërkesën e Unionit të tij Social Kristian (CSU) për vendosjen e limitit të numrit të refugjatëve që mund të pranohen në Gjermani.

"Nuk mund të vendosim gardh prej teli rreth Gjermanisë dhe Evropës. Pavarësisht se çka do të vendosim ne këtu, ata njerëz nuk do na pyesin nëse të vijnë",  theksoi Miler.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail