Zvicra konfiskon para dhe gjëra me vlerë nga refugjatët që të mbulojë shpenzimet për qëndrimin e tyre

Cyrih, 15 janar 2016 (MIA) - Refugjatët të cilët arrijnë në Zvicër duhet t'u dorëzojnë autoriteteve para dhe gjëra me vlerë që të ndihmojnë në financimin e qëndrimit të tyre, lajmëroi televizioni Es-Er-Ef.

Mediumi prezantoi një dokument, të cilin një refugjat sirian e ka marrë nga autoritetet kur është dashur të dorëzojë gjysmën e parave që i ka pasur me vete. Në dokumentin që e plotësojnë refugjatët shkruan: "Nëse keni gjëra me vlerë mbi 1000 franga zvicerane  (ose para) kur të arrini në Qendrën pranuese për refugjatë obligoheni ato mjete t'ua dorëzoni autoriteteve.

Përfaqësuesi i Organizatës për ndihmë të refugjatëve nga Zvicra e cilëson këtë si "jonjerëzore", dhe theksoi se rregullat e tilla duhet të ndryshohen.

Autoritetet migruese zvicerane njoftojnë se ligji kërkon nga kandidatët për azil dhe refugjatët të kontribuojnë kur munden, të mbulohen shpenzimet për qëndrimin e tyre.

"Nëse dikush kthehet vullnetarisht për shtatë muaj, do t'i marrë paratë prapa. Në të kundërtën paratë do të përdoren për shpenzimet e atij personi", deklaroi zëdhënësja e Sekretariatit shtetëror për migrim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail