Një aeroplan nga flota e Putinit dhe dy aeroplanë gjuetar ushtarak kanë evituar përplasje

Moskë, 10 shkurt 2016 (MIA) - Një pjesë e mediave ruse njoftuan se më 4 shkurt në veriperëndim të Moskës ka ndodhur një incident në të cilin ka marrë pjesë një aeroplan nga flota që e transporton presidentin rus Vladimir Putin.

Siç njoftoi Tanjug, aeroplani Tu-134 nga flota e Putinit për pak do të përplasej me dy aeroplanë ushtarak gjuetar nga lloji Su-27.

Incidenti ka ndodhur në qiell në veriperëndim të Moskës.

Aeroplani Tu-124 i cili i përket Aviacionit special i angazhuar për transportin e përfaqësuesve shtetëror dhe qeveritar, mes të cilëve edhe presidenti dhe kryeministri i Rusisë, ka fluturuar nga aeroporti "Vnukovo" i zbrazët, gjegjësisht në të ka qenë vetëm ekuipazhi i rregullt.

Pas aterrimit, aeroplani ka fluturuar në lartësi prej 10.000 metra, mbi fshatin Paçinok, ndërsa atje në të njëjtën kohë gjuetarët Su-27 i kanë kryer stërvitje e rregullta ajrore.

Kontrollorët e fluturimit, sipas shkrimit të mediave ruse, shpejtë kanë reaguar dhe përplasja është shmangur në momentin e fundit.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se nuk ka të dhëna për atë se janë shkelur rregullat për fluturim të aeroplanëve ushtarak dhe se fluturimet e gjuetarëve janë kryer në rrugën e caktuar paraprakisht.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail