Dy të vrarë dhe një me lëndime të rënda nga të shtënat në Grenobl

Paris, 25 prill 2016 (MIA) - Nga të shtënat në Grenobl dy persona kanë humbur jetën dhe një person ka pësuar lëndime të rënda, kumtuan burimet policore, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Sipas gazetës rajonale "Dofine libere" të shtënat kanë ndodhur në trotuarin para shkollës në lagjen Teiseir në Grenobl. Njëri nga personat ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyti në spital, ndërsa personi i tretë me lëndime të rënda nuk është në rrezik për jetë.

Sipas burimeve policore bëhet fjalë për "qërim hesapesh" mes grupeve kriminale. Lagjja ku kanë ndodhur të shtënat është bllokuar nga forcat e rendit dhe tani për tani nuk ka të arrestuar. Në shtator të vitit të kaluar një person u vra nga të shtënat mes dy bandave rivale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail