Lavrov: Ekspansioni i SHI-së është kërcënim pa precedent për stabilitetin ndërkombëtar

Pekin, 28 prill 2016 (MIA) - Grupi terrorist Shteti Islamik paraqet kërcënim pa precedent, deklaroi shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov në takimin në Pekin me kolegët nga Konfederata për veprim të përbashkët dhe ndërtim të besimit në Azi, lajmëroi TASS.

"Situata në Lindjen e Afërt po afrohet deri në pikën prej ku fillon shkatërrimi i hartës politike në rajon. Kjo është edhe dëshmi e bukur e thënë se sa ka humbur eksporti i demokracisë dhe dhunës të shkaktuara nga jashtë vendit për ndryshimin e regjimeve të papërshtatshme, duke i përfshirë edhe spekulimet me faktorin religjioz me ç'rast  shkaktohet përçarje në botën myslimane", theksoi Lavrov.

Ai theksoi se për shkak të kërcënimit terrorist nga SHI-ja, kaosi i ka përfshirë Irakun, Libinë, Sirinë dhe Jemenin dhe se nëse ky kërcënim nuk neutralizohet, askush në botë nuk do të ndjejë siguri.

"Rusia përfundimisht është e shqetësuar nga rritja e ndikimit të SHI-së në Afganistan. Veçanërisht alarmon rritja e ndikimit dhe numri i ithtarëve të SHI-së në vend, me çka edhe më shumë e komplikon sigurinë", theksoi Lavrov.

Ministri rus i Punëve të Jashtme theksoi se nuk ka luftë efikase me terroristët, nëse të njëjtët ndahen në mesatarë dhe radikalë.

"Tentimet për vendosje të ultimatumit në negociatat ndërsiriane nuk janë të lejueshme dhe duhet të ndalojnë", potencoi Lavrov, i cili është për vizitë dyditore në Kinë.

Ai krizën në Ukrainë e vlerësoi se "shembull tragjik, si të pamatur dhe përfundimisht politikë të rrezikshme të ithtarëve të inxhinierisë gjeopolitike". Lavrov shtoi se zgjidhja e krizës në Ukrainë është e mundur vetëm me realizimin e masave nga Marrëveshja në Minsk.

Lavrov bëri thirrje edhe në kthimin e negociatave gjashtëpalëshe për problemin bërthamor në Gadishullin korean.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail