Mogerini: Shpresoj vazhdim të sanksioneve për Rusinë

Bruksel, 19 maj 216 (MIA) - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini shpreson se Rusisë do t'i vazhdohen sanksionet nga BE-ja për shkak të përleshjes në Ukrainë, shkruan gazeta gjermane "Velt".

Në pyetjen nëse embargoja e vendosur për naftën ruse, mbrojtjen dhe sektorin bankar do të vazhdohet pas skadimit në korrik, Mogerini theksoi se "presin" vazhdimin e ndalesës.

"Liderët dhe qeveritë e vendeve anëtare kërkojnë që Marrëveshja e nënshkruar në Minsk të implementohet në tërësi që të ndërpriten sanksionet, por diçka e tillë nuk është arritur", theksoi Mogerini.

BE-ja vendosi sanksione të ashpra ndaj Rusisë në vitin 2014, të cilat janë në fuqi deri në korrik. Liderët e BE-së duhet në qershor të miratojnë vendim për ndërprerjen ose vazhdimin e sanksioneve. 

"Kohë të gjatë Rusinë e konsideruam për partner tonin strategjik, por ajo nuk është më ashtu edhe pse ka rëndësi të madhe strategjike", theksoi Mogerini.

Rreth 9.300 persona humbën jetën, ndërsa më shumë se 21.000 janë lënduar në përleshjet në Ukrainë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail