Francës me siguri i kanoset bllokadë dhe errësirë

Paris, 25 maj 2016 (MIA) - Pas intervenimit të forcave të rendit për zhbllokim të depove për derivate, sindikata SZHT bëri thirrje për grevë nëpër rafineri dhe ndërprerje me furnizimin e stacioneve të benzinës me derivate, njofton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Bllokimi i depove veçmë shkaktoi ndërprerje të zinxhirit për furnizim me derivate, madje shumë stacione të benzinës janë pa derivate, ndërsa atje ku ka, shitja është e kufizuar në 20 litra për automobil.

Fillimi i grevës së rafinerive u përcoll me thirrje për grevë në centralet bërthamore me ç'rast mund të vijë deri në ndërprerje me furnizimin me energji elektrike.

Të punësuarit në centralin bërthamor në Nozhan sur Sen, në rreth njëqind kilometra në juglindje të Parisit veçmë votuan për grevë dhe ndërprerje të punës.

Sindikata e parë në RATP (metroja parisiene dhe në përgjithësi transporti publik) SZHT, u bëri thirrje të punësuarve për grevë të kufizuar duke filluar nga 2 qershori, ndërsa thirrje të njejtë morën edhe të punësuarit në kontrollin e fluturimit, vetëm disa ditë para fillimit të EURO2016.

Thirrja për grevë dhe grevat aktuale janë motivuar nga miratimi i ndryshimeve në ligjin për marrëdhënie pune. Sindikata kërkon tërheqje të ligjit të ri, si dhe hapje të sërishme të negociatave për të ardhurat personale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail