Mbi 3,3 milionë britanikë deri më tani e nënshkruan peticionin onlajn për referendum të ri

Londër, 27 qershor 2016 (MIA) - Mbi 3,3 milionë britanikë deri mbrëmë e nënshkruan onlajn peticionin me të cilin kërkohet mbajtja e referendumit të ri për anëtarësimin e Britanisë në BE.

"Ne, nënshkruesit, kërkojmë nga Qeveria ta zbatojë rregullin, sipas së cilit, nëse numri i votuesve "për" ose "kundër" (anëtarësimit në BE) është më i vogël se 50 për qind, ndërsa dalja është nën 75 për qind, atëherë duhet të organizohet referendum i ri", theksohet në tekstin e peticionit.

Në mesin e emrave ka pasur edhe 77.000 nënshkrime të rrema të cilat janë larguar.

"Personat të cilët japin nënshkrime të rrema në peticion duhet ta dinë se i minojnë punët për të cilat angazhohen", shkroi në Tuiter deputetja Helen Xhonsm e cila kryeson me këshillin parlamentar për peticion.

Sipas ligjit britanik, për shqyrtimin e peticionit në Parlament nevojiten 100.000 nënshkrime, kështu që deputetët mund ta shqyrtojnë kërkesën që këtë javë. Megjithatë shqyrtimi nuk e obligon Parlamentin për shpalljen e referendumit, e as për ndonjë vendim tjetër dhe në asnjë rast nuk mund ta vë në pikëpyetje rezultatin e votimit më 23 qershor.

Peticioni është reflektim mbi ndarjet e thella në vend, të cilat qartë u treguan në referendum. Të rinjtë dhe të arsimuarit kryesisht janë për të qëndruar në BE, ndërsa votuesit më të rritur u prononcuan për braktisjen e BE-së. Ndarjet janë të dukshme edhe në pikëpamjen gjeografike, pasi që për të qëndruar janë Skocia, Irlanda e Veriut dhe Londra, kundrejt pjesës veriore të Anglisë dhe rajonet rurale të cilat kanë votuar për dalje nga BE-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail