Rusia Unike dhe partitë nga Ballkani nënshkruan deklaratë për formim të territorit ushtarak neutralMoskë, 28 qershor 2016 (MIA) - Partia ruse në pushtet "Rusia Unike" (RU) (nënshkroi dje Deklaratë për bashkëpunim me përfaqësues të partive poltike nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, BeH dhe Bullgaria, me të cilën nënshkruesit zotohen për formim të territorit ushtarak neutral në Ballkan.
Nënshkruesit e deklaratës theksojnë se në suaza të tensioneve të zvogëluara ndërkombëtare, rëndësi të posaçme të EJL-në paraqet zhvillimi i iniciativës - "disa politikanë ballkanik për formim të territorit të shteteve sovrane dhe neutrale, në të cilat do të ishin Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, BeH", theksohet në sajtin e RU.
"Ky projekt ka për qëllim të bëhet doktrinë strategjike rajonale dhe në të ardhmen të inkorporohet në shqyrtim të përgjithshëm evropian për arkitekturën e re kontinentale të sigurisë", thekson partia.
Nënshkruesit e deklaratës shprehin nevojë nga kërkesa për "zgjidhje të përbashkëta jashtë blloqeve".
Në deklaratë theksohet interesi për bashkëpunim zhvillimor të shteteve ballkanike me vendet nga Lidhja ekonomike euroaziatike, si dhe përhapja e bashkëpunimit tregtar-ekonomik, financiare, energjetike dhe sfera të tjera.
Deklaratën nga ana ruse e nënshkroi Sergej Zheleznjak, përfaqësues i lartë i RU-së, në margjina të Kongresit të 15-të të partisë në Moskë.
Në kumtesë nuk theksohet kush e nënshkroi deklaratën nga rajoni ballkanik.
|