Kurc. Politika migruese e BE-së është "gabim dramatik"

Berlin, 29 qershor 2016 (MIA) - Kriza e refugjatëve mund të sjellë deri te shpërbërja e Bashkimit Evropian, paralajmëroi ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastijan Kurc në një intervistë për mediat gjermane.

Ashtu siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s, Kurc në intervistë politikën migruese të BE-së e quan "gabim dramatik", e cila është bërë çështje emocionale që ishte vendosëse në rezultatin për referendum në Britani të Madhe.

Kurc paralajmëron se tani edhe vendet e tjera mund ta ndjekin shembullin britanik.

Sipas ministrit austriak, Austria, ku çështja e zgjidhjes së krizës së refugjatëve është lartë në agjendën e qytetarëve, pret më shumë nga Evropa.

Kurc në intervistë përqëndrohet në mbrojtjen e politikës ndaj refugjatëve dhe vendit të tij dhe nga Gjermania kërkon mirëkuptim për mënyrën në të cilën Austria i zgjidh problemet në këtë fushë.

Kurc insiston migrantët të takohen para se të zbresin nga anijet në tokën evropiane, në të kundërtën sipas tij, BE-ja direkt i përkrahë kontrabandistët me njerëz dhe mbytjen e migrantëve në Detin Mesdhe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail