Ministri bavarian Markus Soder kërkon që jugu i BE-së të solidarizohet me veriun

Berlin, 30 qershor 2016 (MIA) - Ministri i Financave i krahinës më të pasur gjermane Bavaria, Markus Soder, nuk mund të parashikojë sa do ta kushtojë Gjermaninë dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja dhe paralajmëron se Unioni nuk duhet të presë që paratë që deri më tani i ka dhënë Londra në të ardhmen t'i mbulojë Berlini.

"Flasim për miliarda euro në mjete shtesë që mund të bien në kurrizin tuaj. Ne gjermanët duhet të sigurojmë se pas 'Bregzit' paratë deri më tani të dhëna nga Britania e Madhe nuk do të duhet të mbulohen nga Gjermania ose nga sponsorët tjerë të mëdhenj të buxhetit evropian", deklaroi ministri Soder për gazetën "Di Velt", transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini.

Soder paralajmëron se ndryshimi i balancit financiar i BE-së duhet më shumë të mbështetet nga jugu sesa nga veriu i Unionit.

"Tani më shumë e kemi Mesdheun nga Deti Verior në BE. Në Evropën Jugore ka ndjenjë më ndryshe për solidaritet nga i yni", mendon Soder, anëtar i Unionit bavarian krishterë social, partia vëllazërore e CDU-së së kancelares Merkel. Ai plotësoi se politika e stabilitetit të BE-së nuk është lëndë e negociatave.

Deri më tani Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe më shumë kanë kontribuuar në buxhetin e BE-së, gjegjësisht katër vendet e kanë mbushur gjysmën e arkës së përbashkët. Donatori më i madh në Buxhetin evropian është Gjermania me rreth 25 miliardë euro, ndërsa Britania e Madhe në vitin 2014 ka dhënë rreth 11,3 miliardë euro për buxhetin e BE-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail