Nishani ngushëllon presidentin dhe popullin francez

Tiranë, 15 korrik 2016 (MIA) - Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Presidentit të Republikës franceze, Fransoa Olland, ku dënon me forcë aktin terrorist në Nicë, njofton ATSH.

"Akti i mbrëmshëm terrorist në Nicë, që përgjaku Ditën Kombëtare të Francës dhe gëzimin e francezëve, më tronditi dhe më revoltoi pa masë. E dënoj me forcën më të madhe këtë akt çnjerëzor dhe në këto momente dhimbje dhe zemërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me ju dhe popullin francez.

Me trishtim të thellë u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve dhe të afërme të viktimave, juve dhe qeverisë suaj, ndërsa të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.

Zoti ju dhëntë juve dhe popullit francez, qetësi, kurajë dhe forcë për përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate!", theksohet në mesazhin e presidentit Nishani.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail