Një polic humbi jetën në dramën e pengjeve në Armeni, dy pengje janë liruar

Erevan, 17 korrik 2016 (MIA) - Një polic humbi jetën, ndërsa dy janë plagosur, në sulmin sot në mëngjes nga një grup i armatosur personash ndaj ndërtesës së policisë dhe forcave të brendshme në Erevan, ndërsa forcat speciale armene liruan dy pengje, njoftoi Shërbimi i Sigurisë Shtetërore. Detaje të tjera për vrasjen e policit dhe për operacionin e shërbimeve speciale nuk janë njoftuar. 

"Organet e sigurisë tërësisht e kanë në kontroll situatën dhe i marrin masat e duhura për zgjidhjen e dramës së pengjeve", thuhet në njoftim. 

Sipas informacioneve  më të reja rreth 30 ithtarë të opozitës radikale armene  kanë marrë nën kontroll ndërtesën e policisë, ndërsa  në këmbimin e zajrrit ka të plagosur nga të dyja palët. 

Paraprakisht tetë oficerë policorë janë marrë si pengje nga një grup i armatosir, që sot në mëngjes e sulmuan ndërtesën e policisë dhe  të forcave të brendshme ushtarake në Armeni në rajonin Erebun në Erevan, me kërkesë për lirimin e një opozicioneri. 

Midis pengjeve janë zëvendës-shefi i policisë së Armenisë, gjeneral majori Vardan Egiazarjan dhe zëvendësshefi i policisë në Erevan, koloneli Valerij Osipjan, deklaroi deputeti në Parlament, Nikoll Pashinjan. 

Ai sot në mëngjes  ndodhet në vendin e incidentit dhe negocion me sulmuesit. Sipas tij grupi i armatosur kërkon "dorëheqjen e drejtuesve të Republikës dhe lirimin e Zhirair Sefilijan". 

"Një grup i opozicionerëve armenë e morën selinë e patrullës policore dhe inspeksionit në Erevan", njoftoi sot Shërbimi armen i sigurisë shtetërore, duke hedhur poshtë  si të rreme konfirmimet se bëhet fjalë për "krynegritje". 

Shërbimi armen i sigurisë citon se vazhdojnë negociatat me personat e armatosur, me qëllim që ata  në mënyrë të qetë të dorëzohen. 

Ithtarët e opozitarit Zhirar Sefilijan, i cili është vrarë më 20 korrik dhe akuzohet për  një grup të organizuar kriminal, publikoi se planifikon që ta ndryshojë situatën në Armeni përmes kryngritjes së armatosur, citohet në njoftimin e grupit opozitar. 

"Tashmë e morëm kontrollin mbi një nga bazat kryesore policore në Erevan dhe e kontrollojmë kuartin Erebuin, në pjesën jugore të kryeqendrës", konfirmojnë opozitarët. 

Sefilijan është ish-komandant ushtarak dhe është kritik i ashpër i presidentit të Armenisë, Serzh Sarkisjan, i cili  nuk është i knaqur nga mënyra  se si Qeveria  ballafaqohet me konfliktin rreth Nagorno Karabah.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail