Stërvitje ushtarake të NATO-s përgjatë bregut ukrainas të Detit të Zi

Kiev, 18 korrik 2016 (MIA) - Në ujërat e Detit të Zi filluan stërvitje ushtarake në të cilat morën pjesë SHBA-ja, Ukraina dhe vende tjera, kumtoi sot pres-shërbimi i Komandës së Marinës ushtarake ukrainase.

Siç transmeton TASS, këtë vit sipërfaqja gjeografike e manovrave të njohura me titull "Si Briz" dukshëm do të rritet. Stërvitjet do të zbatohen në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi, afër Odeskas dhe rajonit Mikollaivska në Ukrainë.

Në manovrat do të marrin pjesë më shumë se 25 anije ushtarake nga Ukraina, SHBA-ja, Turqia, Rumania, Moldavia dhe Gjeorgjia. Marinsat dhe komandantët do të përpunojnë "veprime stabilizuese gjatë zbatimit të operacioneve në rajonin e krizës sipas standardeve të NATO-s".

Në kuadër të stërvitjeve, të cilat do të zgjasin deri më 30 korrik, janë paraparë simulime të desantit detar dhe ajror, shfrytëzim të artilerisë gjatë mbrojtjes kundër-desant, refuzimit të sulmeve nga deti me ndihmën e njësiteve inxhinierike, si dhe detyra speciale për sigurimin e rajoneve bregdetare.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail