Orban: Evropa "do të rrëzohej" pa mbrojtjen e kufijve hungarez

Budapestë, 29 shtator 2016 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi sot, tre ditë para referendumit për kuota për emigrantët në BE, që do të mbahet në këtë vend, se Evropa deri tani "do të rrëzohej" nëse Hungaria nuk do t'i plotësonte obligimet e veta rreth çështjes së emigracionit ilegal.

Orban, për gazetën "Lokal", theksoi se me zbatimin e masave të ashpëra gjatë vitit të kaluar për mbrojtjen e kufijve, Budapesti nuk "ka zbuluar asgjë të re" por se thjesht "e ka bërë atë që bëjnë në disa pjesë të botës ku logjikojnë me ndërgjegjje - nga SHBA-ja deri te Izraeli" dhe e ka mbrojtur Hungarinë, dhe me atë edhe kufijtë e BE-së.

Duke folur për referendumin më 2 tetor, ku do të votohet për kuotat e emigrantëve që do të shpërndahen nëpër Evropë, Orban theksoi se aty do të votohet për ardhmërinë e Hungarisë dhe të Evropës.

Hungaria, siç theksoi si, ende është e përkushtuar në ardhmërinë e përbashkët evropiane, por BE-së i nevojitet ndryshimi i politikës me qëllim që të mund "ta mbrojmë Evropën që e duam dhe e vlerësojmë si shtëpi dhe për të cilën mjaftë sakrifikuam.

Orban vlerëson se është shumë problematike ajo që anëtaret e BE-së nuk mund të dakordohen për pikën fillestare të menaxhimit me krizën e refugjatëve.

Kryeministri hungarez tha se emigrantët të cilët në mënyrë ilegale kanë hyrë në Evropë duhet të dëbohen jashtë territorit të BE-së, por shtoi se "shumë anëtare nuk janë mjaft të guximshëm që ta bëjnë atë".

"Por tani është më ndryshe. Ose do ta mbrojmë shtëpinë tonë dhe Evropën ose do t'i humbim", tha Orban.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail