Kelin: Pohimet e NATO-s për pjesëmarrje të grupit të "Admiral Kuznecov" në Alepo janë qesharake

Moskë, 27 tetor 2016 (MIA) - Pohimet e NATO-s për pjesëmarrjen e mundshme të grupit bartës të aeroplanëve "Admiral Kuznecov" në veprimet luftarake në qytetin sirian Alepo janë qesharake. Aleanca nuk ka arsye të shqetësohet për shkak të lëvizjeve të grupit në Detin Mesdhe, ndërsa mbi qytet nuk ka fluturime të aviacionit ushtarak rus, deklaroi përfaqësuesi i Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Andrej Kelin, transmeton MIA.

"Shqetësimi është tërësisht i pabazë, sepse tani më nëntë ditë nuk ka aeroplanë tanë madje as afër Alepos", sqaroi Kalin dhe theksoi se anijet ushtarake ruse edhe paraprakisht kanë kaluar nëpër Detin Mesdhe.

"Nuk ka kurrfarë baze për çfarëdo dyshimi, nuk ka kurrfarë baze për deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg", theksoi Kolin.

Përfaqësuesi i MPJ-së ruse sqaroi se për momentin, aviacioni ushtarak rus aspak nuk afrohet deri te Alepo dhe potencoi se kjo edhe paraprakisht është deklaruar nga ana e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

"Pse atëherë të krijojmë supozime të paqarta dhe në bazë të tyre të drejtojmë rekomandime politike? Kuptohet, kjo është qesharake", porositi diplomati rus.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe paralajmëroi se anijet të cilat lundrojnë drejt Sirisë, mund të shfrytëzohen për sulme ndaj popullatës së pafajshme në Alepo, si dhe për shkaktimin e sulmeve ajrore.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail