NATO-ja e përkrah idenë për mbrojtje evropiane

Bruksel, 27 tetor 2016 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shprehur përkrahje për idenë për mbrojtje evropiane.

Ai për këtë u prononcua në konferencën për shtyp pas përfundimit të mbledhjes dyditore të ministrave të mbrojtjes të vendeve-anëtare në Bruksel.

"Besoj se mbrojtja evropiane mund të përforcohet, pa u përsëritur aktivitetet e NATO-s. Nuk kemi dëshirë të garojmë me vetveten", sqaroi ai.

Ai shtoi se mbrojtja evropiane do ta përforcojë NATO-n me më shumë mundësi, me harmonizim dhe me shfrytëzim më të mirë të mjeteve.

"Nuk bëhet fjalë për armatë evropiane, as BE-ja t'i mbulojë strukturat e NATO-s. Besoj se Evropa më e fuqishme do të jetë në dobi për fuqinë e NATO-s", tha Stoltenberg.

Përforcimi i mbrojtjes evropiane është një nga prioritetet e Komisionit evropian, të prezantuara nga kryetari i KE-së, Zhan Klod Junker në shtator para Parlamentit evropian.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail