Lija është kërcënimi më i madh në Austri

Vjenë, 28 tetor 2016 (MIA) - Analiza për rreziqe në Austri, të cilën me urdhër të Qeverisë e ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria për Siguri në Austri, tregoi se rreziku më i madh në vend është nga lija.

Siç shkruan gazeta vjeneze "Kronen cajtung", në analizë është emërua "Kërcënimi biologjik, kimik, radiologjik dhe bërthamor", hollësisht janë shqyrtuar të gjitha kërcënimet në vend, ndërsa konkludimi është se para se gjithash rrezik paraqesin sëmundjet, respektivisht lija.

Konstatohet se "dobësia e Austrisë është shkaktuar nga dy fakorë - pezullimi i  vaksinimit për lijën në vitin 1980, si dhe aftësia jo e mjaftueshme që ndaj kësaj sëmundje të veprojë një personel i kualifikuar".

Kërcënim, siç qëndron në raport paraqet edhe gripi, sepse përdorimi i virozave mutante  mund të pritet nga terroristët, ndërsa paralajmërohet edhe në mjetet radiologjike, siç është e ashtuquajtura "bomba e ndyrë", duke theksuar se numri i materialeve, të cilat mund të përdoren është i madh dhe se është vështirë që të realizohet kontrolli i substancave radioaktive.

Krahas kësaj, paralajmërohet edhe në centrale bërthamore, edhe pse në Austri nuk ka, ekzistojnë në fqinjësi dhe mundet në rast fatkeqësie ta rrezikojnë shëndetin e austriakëve dhe për këtë ekzistojnë plane për intervenim urgjent.

"Nuk ka shkak për panikë", theksoi ministri i Punëve të Brendshme", Volfgang Sobotka.

Drejtoria për siguri ka hartuar listë për masa urgjente speciale në rast të nevojës, me ç'rast rekomandohet vaksinim i forcave intervenuese, si dhe i personave kyç të vendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail