Sllovenia e ndërmori ndërtesën e Ambasadës në Rabat

Lubjanë, 28 tetor 2016 (MIA) - Sllovenia, si një nga gjashtë vendet trashëguese të ish-RSFJ-së, e ka ndërmarrë ndërtesën e Ambasadës në qytetin maroken Rabat, e cila i takon me marrëveshje për vazhdimësi.

Objekti dje formalisht i është dorëzuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, ndërsa e kanë ndërmarrë sekretari shtetëror në këtë dikaster Stanisllav Vidoviç nga ambasadorja e Serbisë në Marok, Sllagjana Price, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë.

Lubjana zyrtare ndërtesën e ambasadës e ka marrë konform marrëveshjes për ndarje të pronës diplomatike, të cilën e kanë nënshkruar shtetet trashëguese të RSFJ-së, transmeton STA.

Parapakisht këtë vit, konform marrëveshjes, Sllovenia tashmë ka ndërmarrë dy ndërtesa, respektivisht në Brazilia dhe në Sao Paolo. Sllovenisë i kanë takuar edhe objektet në Tanzani dhe Mali.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail