Marinarët bullgarë nga anija e kapur me tre ton kokainë janë dënuar me vlerë rekord prej një miliardë e 150 milionë eurosh

Madrid, 6 dhjetor 2016 (MIA) - Gjykata e Spanjës i dënoi marinarët bullgarë nga anija "Sveti Nikollaj", e kapur para katër viteve me tre ton kokainë me dënim me para me një vlere rekord prej një miliardë e 150 milionë eurosh, deklaroi avokati i tyre, Vladimir Vladimirov, shkruan "Telegrafi".

"Ky dënim me para është pothuajse i pamundur të paguhet", ishte kategorik avokati.

Gjykata spanjolle këtë verë i dënoi marinarët bullgarë me burg, me ç'rast secili prej 21 marinarëve mori mes gjashtë dhe dhjetë vjet burg.

Një prej marinarëve është dënuar me gjashtë vite burg dhe vetëm ai është dënuar të paguaj 400 milionë euro.

Gjashtë prej marinarëve, të cilët janë të dënuar me dhjetë vite burg duhet bashkërisht të paguajnë 450 milionë euro.

Për momentin gjashtë prej bullgarëve, të cilët janë të dënuar me nga dhjetë vjet burg janë pas hekurave në Madrid. Mes tyre është edhe kapiteni i "Svei Nikollaj", Ivan Stançev. Pesëmbëdhjetë të tjerët janë në Bullgari. Përveç tyre për rekord tre ton kokainë janë dënuar edhe dhjetë shtetas të vendeve të tjera.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail