Merkel bëri thirrje për ndalesë të mbajtjes së burkës në Gjermani

Esen, 6 dhjetor 2016 (MIA) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot bëri thirrje për vendosje të ndalesës për mbajtje të burkës në Gjermani, duke cekur se ajo mbështet ndalesë të përgjithshme të mbulimit të fytyrës.

"Mbulimi i fytyrës duhet të ndalohet tërësisht, çdokund ku është e mundur me ligj", deklaroi Merkel në fjalimin në Kongresin e Unionit të vet demokriostian (CDU), që po mbahet në qytetin gjerman Esen.

Deklarata e këtillë e Merkelit, siç lajmëruan mediumet gjermane, shkaktoi duartrokitje të madhe të delegatëve dhe mysafirëve të pranishëm në KOngresin e CDU-së.

Merkel më tutje në fjalimin e vet theksoi se është e vendosur në qëndrimin e saj që të mos lejojë përsëritje të një vale të re migrantësh në Gjermani, të ngjashme me atë të vitit të kaluar.

"Gjendja e tillë nuk guxon të përsëritet. Ai ishte dhe mbeti qëllimi ynë dhe i imi politik", porositi Merkel.

Në Kongresin e CDU-së pritet që merkel të rigjedhet lidere e partisë për dy vitet e ardhshme.

Edhe pse Merkel është kandidatja e vetme për lidere të CDU-së, votimi megjithatë paraqet test për qëndrimin e anëtarësisë së partisë ndaj saj.

Gjatë vitit të kaluar, CDU u përball me tensione për shkak të qasjes që e pati Merkel ndaj krizës së refugjatëve, por edhe pas një sërë rezultatesh jo të mira në zgjedhjet rajonale.

Kancelarja gjermane për televizionin ARD në prag të Kongresit deklaroi se pret "rezultat dinjitoz". Ajo para dy viteve mori mbështetje prej 96,7 për qind të delegatëve, që paraqet një nga rezultatet e saja më të mira.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail