Merkel për të nëntën herë është rizgjedhur lidere e demokristijanëve gjerman

Esen, 6 dhjetor 2016 (MIA) -  Kancelarja gjermane Angela Merkel sot për të nëntën herë me rradhë është zgjedhur lidere e Unionit Demokratik Kristian qeveritar (CDU).

Në Kongresin partiak në qytetin gjerman Esen, Merkel e fitoi përkrahjen e 89,5 për qind të delegatëve. Menjëherë pastaj delegatët e Kongresit të CDU-së e përkrahën edhe kandidimin e Merkelit për funksionin e kancelares së Gjermanisë.

Para dy viteve, Merkel ishte rizgjedhur lidere e CDU-së me 96,7 për qind të votave të delegatëve të Kongresit partiak. Ajo e ka udhëhequr CDU-në tani 16 vite.

Paraprakisht, sot Merkel në fjalimin e saj para delegatëve të kongresit theksoi se planifikon ta kufizojë fluksin e migrantëve, ta përshpejtojë dëbimin e migrantëve joligjor, por paralajmëroi edhe ndalesë të burkave.

Merkel më tutje  në fjalimin e saj theksoi se është vendosur në qëndrimin e saj të mos lejojë përsëritje të fluksit të ri migrues në Gjermani, të ngjashëm me atë të vitit të kaluar.

Siç lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Berlini, për ndalesën për mbajtje të burkave në vendet publike që nga gushti i këtij viti u shpreh edhe ministri i Punëve të Brendshme, Tomas De Mezier, i cili është njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Merkelit.

Përkrahja për ndalesë të burkave pjesërisht i detyrohet problemeve objektive të shërbimeve të sigurisë të identifikojnë persona të cilët mbajnë burka kur për atë ka nevojë, por edhe në përpjekjen e CDU-së dhe Merkelit ta përmirësojnë rejtingun partiak nga rritja e popullaritetit të partisë djathtiste ekstreme, Alternativa për Gjermaninë.

Gjatë vitit paraprak, CDU u përball me tensione për shkak të qasjes që e kishte Merkel ndaj krizës së refugjatëve, por edhe pas rezultateve shumë të këqia në zgjedhjet rajonale.

CDU ende është partia më e popullarizuar gjermane, edhe pse tani ka mes shtatë dhe 11 për qind përkrahje më të vogël në krahasim me zgjedhjet në vitin 2013 kur fitoi 41 për qind të votave, pas çka ka formuar qeveri stabile në koalicion me fuqinë politike më të madhe në vend, Partinë socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail