Sergej Lavrov: Armata siriane i suspendon operacionet në Alepon Lindor

Moskë, 9 dhjetor 2016 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov deklaroi se armata siriane përkohësisht i ka suspenduar operacionet e saj në Alepon Lindor.

Sipas Lavrov, vendimi i tillë është sjellë që të sigurohet evakuimi i civilëve të cilët u gjetën "të robëruar" në zonën luftarake.

Ministri rus ka thënë se suspendimi i veprimeve ushtarake të forcave ruse, duhet të ndihmojë për tërheqjen e rreth tetë mijë njerëzve.

Forcat qeveritare në javën e fundit, arritën të kthejnë nën kontrollin e tyre 75 për qind të Alepos Lindor, pas luftërave të ashpra me kryengritësit dhe aleatët e tyre - grupe të ndryshme militante islamike të cilët katër vite, e kanë nën kontrollin e tyre, tërë pjesën lindore nga ky qytet sirian.

Agjencitë botërore lajmërojnë se Uashingtoni zyrtar e ka përshëndetur vendimin e tillë, por kanë mbetur rezerva rreth asaj si do të zhvillohen punët. 

"Qasja jonë ndaj situatës në Alepo që që me kujdes ta dëgjojmë atë që e thotë Rusia, por jemi të kujdesshëm edhe ndaj të gjitha aksioneve të reja që po ndërmerren", deklaroi përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë.

Lavrov paralajmëroi edhe takim të ri të ekspertëve ushtarakë rusë dhe amerikanë, rreth përfundimit të dhunës në Alepo, që duhet të mbahet të shtunën në Gjenevë.

Deklarata e shefit rus të diplomacisë vjen pas intervistës së presidentit sirian, Bashar al Asad për atë se fitorja që po afrohet në Alepo është e rëndësishme, por se ajo vetvetiu, nuk do të thotë edhe fund të luftës.

Sipas presidentit sirian, terroristë ka gjithandej e madje edhe nëse përfundon me Alepon, lufta kundër terroristëve do të vazhdojë.

Kryengritësit paraprakisht kërkuan armëpushim pesëditor, për, siç pohuan, evakuimin e civilëve, pas tërheqjes së tyre nga strehimi i deritanishëm i fuqishëm, Qyteti i vjetër në Alepo, por forcat qeveritare dhe Damasku e refuzuan kërkesën e tillë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail