Evropa Lindore nën borë

Shkup, 11 janar 2017 (MIA) - Evropa Lindore edhe sot është e përfshirë nga bora dhe temperaturat e ulëta, ndërsa autoritetet e evakuojnë popullsinë e bllokuar, ndërsa më të rrezikua janë të pastrehët dhe emigrantët.
Moti i keq shkaktoi edhe ndërprerje në furnizimin me energji elektrike, ndërsa shumica i anuluan udhëtimet.
Për shkak të valës së ftohtë deri tani në Evropë vdiqën 66 persona, ndërsa në disa pjesë janë vërejtur temperatura më të ulëta në dekadat e fundit.
Në Poloni sot janë paraqitur edhe dy raste të vdekjes.
Në të njëjtën kohë, marina greke dërgoi anije në ishullin Lezbos me qëllim që të sigurojë strehimore për rreth 500 refugjatë dhe emigrantë, të cilët janë të akomoduar në tenda në temperatura jashtëzakonisht të ulëta.
Pjesët veriore dhe lindore të Bullgarisë janë paralizuar nga bora, ndërsa 117 qytete dhe fshatra janë pa energji elektrike. Është mbyllur autostrada kryesore që e lidh Sofjen me portin e Burgasit.
Në pastrimin e rrugëve dhe shpëtimin e njerëzve të bllokuar është kyçur edhe armata bullgare.
Për shkak të borës janë bllokuar edhe rrugët në Shqipërinë veriore, ku nga i ftohti vdiqën pesë persona. Helikopterët ushtarak dhe shërbimi për situata të jashtëzakonshme dorëzon ndihmë deri te popullsia në rajonet malore, ndërsa automjetet ushtarake dhe civile i pastrojnë rrugët në temperaturat më të ulëta nga vitit 1985.
Vala e të ftohtit në Rumani shkaktoi mbyllje të më shumë se 130 rrugëve, ndërsa një numër i madh trenash janë anuluar ose vonohen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail