Komisioni parlamentar britanik për Bregzit kërkon në shkurt qeveria të publikojë plan për dalje nga BE-ja

Londër, 14 janar 2017 (MIA) - Komisioni parlamentar britanik për Bregzit kërkon që Qeveria deri në mesin e shkurtit të publikojë "libër të bardhë", në të cilin do të paraqitet një plan i hollësishëm për dalje nga Bashkimi Evropian.
Në raportin e publikuar sot, komisioni thotë se parlamenti duhet që të informohet në një kohë mjaftueshëm të hershme para fillimit zyrtar të procedurës për "divorc" me BE-në.
"Shpresojmë se do të shohim një plan të tillë brenda mesit të shkurtit të vitit 2017", citohet në njoftimin e komisionit.

Zëdhënësi i qeverisë deklaroi se ka për qëllim që të publikojë plan për Bregzit deri në fund të marsit, që të mos e dëmtojë pozitën e Mbretërisë së Bashkuar në negociata.
Kryeministrja Tereza Mej dha afat se deri në fund të marsit, duhet të informojë si planifikon që ta aktivizojë daljen nga BE-ja.
Të martën Mej do të mbajë fjalim para parlamentit për Bregzit. Deri tani ajo refuzon që t'i zbulojë qëllimet e saj duke shkaktuar kështu kritika të forta.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail