"Sandej Tajms": Tramp dëshiron të takohet me Putinin në Rejkjavik

Londër, 15 janar 2017 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp dëshiron të takohet me homologun e tij rus Vlladimir Putin në kryeqytetin islandez Rejkjavik, vetëm disa javë pas ndërmarrjes zyrtare të funksionit të presidentit më 20 janar, publikoi në numrin e sotëm gazeta londineze "Sandej Tajms".
Gazeta i referohet një burimi anonim në ekipin kalimtar të Trampit, të cilët gjoja kanë deklaruar se presidenti i ardhshëm amerikan dëshiron të takohet me Putinin në Rejkjavik, pas shembullit të takimit historik nga tetori i vitit 1986 mes presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Ronald Regan dhe liderit sovjetik Mihail Gorbaçov.
"Sandej Tajms" citon se për takimet e tilla eventuale veçmë janë vendosur kontaktet diplomatike dhe se Moska ka shprehur gatishmëri ta pranojë ftesën për biseda mes Trampit dhe Putinit.
Gazeta e Islandës "Morgunbladid" sërish publikoi se autoritetet e Islandës deri tani nuk kanë marrë kurrfarë kërkesë të tillë zyrtare për mbajtjen e takimit mes Trampit dhe Putinit në Rejkjavik.
"Përderisa marrim kërkesë të tillë, Islanda është e gatshme ta japë kontributin e saj në përmirësimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Moskës, njejtë sikur që bëri në vitin 1986", ka deklaruar ministri islandez i Punëve të Jashtme Gudlaugur Tor Tordarson për "Morgunbladid".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail