Majkëll Nunan: Irlanda do të humbë 40 mijë vende pune për shkak të Bregzitit

Dublin, 20 janar 2017 (MIA) - Ministri irlandez i Financave Majkëll Nunan deklaroi se Republika e Irlandës do të pësojë dëm nga braktisja britanike të BE-së, sepse ekonomia vendase do të humbë rreth 40 mijë vende pune.
Ministri Nunan në bisedë për televizionin britanik Skaj, paralajmëroi se "vështirësi të shumta" që do të ndodhin me këtë operacion, ndërsa veçanërisht rëndë do të jetë kur të vijë koha të negociohet për post-Bregzitin për tregti me Britaninë e Madhe.
"E sigurtë është se vetëm ato negociata me britanikët do të jenë të gjata dhe të rënda", tha Nunan për Skaj.
Deklarata e ministrit irlandez vjen pas fjalimit të kryeministres britanike Tereza Mej në forumin ekonomik në Davos, në të cilën ajo tha se veçmë ka biseduar me liderët politik të shumë vendeve rreth marrëveshjeve për tregti që do t'i bëjë Britania e Madhe pas Bregzitit.
Sipas mediave irlandeze, bëhet fjalë për Australinë, Zelandën e Re dhe Indinë, të cilat janë anëtare të Federatës, si dhe Kina, Brazili dhe vendet e Gjirit Persik.
Ministri australian i Financave Matijas Kroman, paraprakisht, konfirmoi se ka pasur "biseda preliminare" derisa kryeministri i Zelandës së Re Bill Inglish konsideron se bisedat tregtare mund të fillojnë "sa më shpejtë që është e mundur" por Britania e Madhe nuk mundet të negociojë me askënd dhe të bëjë marrëveshje për tregti, derisa tërësisht nuk del nga BE-ja.
Ajo mund të ndodh pas arritjes së marrëveshjes për ndarje mes Londrës dhe Brukselit, që duhet të dalë nga negociatat për Bregzit, që duhet të fillojnë në fillim të prillit dhe të zgjasin së paku dy vjet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail