Fico: Samit i jashtëzakonshëm i Grupit të Vishegradit për ushqim jocilësor për anëtaret e reja të BE-së

Bratislavë, 24 shkurt 2017 (MIA) - Kryeministri sllovak Robert Fico paralajmëroi në Bratislavë se Grupi i Vishegradit në samitin e jashtëzakonshëm javën e ardhshme në Poloni do të kërkojë nga Bashkimi Evropian të parandalohet praktika e papranueshme e anëtareve postkomuniste të BE-së të eksportohen prodhimet e njëjta me cilësi më të keqe dhe me përbërje më ndryshe se në Perëndim.
"Është e papranueshme që kompanitë multinacionale të eksportojnë në territorin e vendeve të reja postkomuniste prodhime me cilësi më të keqe, se sa ata që nën emrin e njëjtë dhe me paketim të njëjtë shiten në dyqanet në Evropën Perëndimore", deklaroi Fico dje në Bratislavë.
Një pjesë e madhe e testeve të ndryshme në Çeki dhe Sllovaki vitet e fundit treguan se përbërja e ushqimeve dhe mallrave të cilat i blejnë evropianët perëndimorë të "rinj" dhe "të vjetër" nuk janë të njëjta dhe se në tregun e anëtareve postkomuniste prodhimet janë me cilësi më të keqe ose me përbërje më të varfër, se sa për konsumatorët perëndimorë.
Kompanitë kombëtare deri tani i hodhën poshtë akuzat se në Lindje eksportojnë mall jocilësor dhe pohojnë se dallimi në përbërje është për shkak të "shijeve së konsumatorëve".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail