Turqia e bllokon bashkëpunimin e NATO-s dhe Austrisë

Vjenë, 15 mars 2017 (MIA) - Kontestet e disa vendeve evropiane me Turqinë tani pasqyrohen edhe në NATO edhe tek partnerët e saj, që nuk janë anëtare, sepse Ankaraja i ka bllokuar të gjitha programet për partneritet me Aleancën, në të cilat kanë merr pjesë edhe Austria, që mund të pasqyrohet negativisht edhe në misionin në Kosovë, Afganistan dhe Mesdhe, shkruan "Velt".
Nga bllokadat e Ankarasë fillimisht janë goditur programet për Partneritet për paqe, në të cilat marrin pjesë 41 shtete, mes të cilëve edhe Austria, që ka kontingjent më të madh të ushtarëve në përbërjen e KFOR-it nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s.
"Bllokada turke ndaj programit për Partneritet për paqe është problem serioz", citon "Velt" një burim anonim nga qarqet e larta të NATO-s.
Pjesa më e madhe vendeve-partnere, siç janë Suedia ose Finlanda në shkrimet deri te sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kanë paralajmëruar në pasoja serioze nga bllokadat nga Ankaraja.
"Erozioni afatgjatë i interoperabilitetit tonë mund të jetë pengesë për aftësinë tonë që të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta të Aleancës dhe ta mbështesim operacionin e NATO-s", thuhet në letrën e ambasadores së Francës në NATO, Pirite Asunma.
Ajo theksoi se ky do të ishte dëm i madh për dy palët, si për Finlandën ashtu edhe për NATO-n. Helsinki nuk është anëtari i Aleancës.
Ankaraja i ka prezantuar bllokadat si pasojë nga kërkesa e Australisë për ndërprerje të negociatave për inkuadrim të Turqisë ndaj Bashkimit Evropian dhe kritikat e Vjenës në llogari të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Turqia, paraprakisht e paralajmëroi bllokadën për Austrinë në nivel ndërkombëtar dhe priteshe se do ta bllokojë edhe punën e OSBE-së, ku këtë vit kryeson Vjena.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail