Policia nuk e hedh poshtë asnjë nga skenarët për sulmin e autobusit të Borusija Dortmund

Berlin, 12 prill 2017 (MIA) - Prokuroria publike e Dortmundit e heton letrën e cila është gjetur në afërsi të vendit ku dje ndodhën tre shpërthime, në të cilat pësoi autobusi i klubit gjerman Borusia Dortmund me ç'rast spanjolli Mark Bartra u lëndua lehtë.
Në incident është lënduar edhe polici, i cili duke e siguruar autobusin, ka vozitur para automjetit.
Sipas njohurive të para të policisë, shpërthimet ishin pjesë e sulmit të planifikuar, për të cilin tani për tani nuk bëhet i ditur motivi, ndërsa hetimi nuk hedh poshtë as një nga skenarët të cilët e përfshijnë edhe mundësinë që shpërthimet të jenë shkaktuar nga fishekzjarrët me mbushje më të fuqishme shpërthyese.
Policia e Dortmundit e cila paralajmëroi rritje të masave të sigurisë gjatë ndeshjes së mbrëmshme e cila u anulua nga tifozët e dy ekipeve kërkon të jenë të kujdesshëm dhe të mos shkaktojnë probleme shtesë për shërbimet e sigurimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail