Është arrestuar njëri nga dy të dyshuarit për sulmin në Dortmund (PLT)

Berlin, 12 prill 2017 (MIA) - Policia gjermane sot arrestoi njërin nga dy të dyshuarit për sulmin ndaj autobusit që i transportonte futbollistët e klubit Borusia Dortmund, deklaroi zëdhënësja e Prokurorisë Federale, Frauke Koler.
Ajo konfirmoi se në hetim po kontrollohet gjoja lidhshmëria me "sulm terrorist".
"Dy të dyshuarit ndodhen në fokusin e hetimit. Në shtëpitë e tyre është kryer bastisje dhe njëri prej tyre është mbajtur në paraburgim", theksoi Koler.
Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Berlini, sipas Prokurorisë, së paku dy ekstremistë islamik ishin pjesë e grupit që e organizoi sulmin.
Ministri i Punëve të Brendshme të krahinës Rajna Veriore-Vestfalia, Ralf Jeger theksoi sot se është e "pazakonshme" letra me të cilën merret përgjegjësia për shpërthimin në afërsi të autobusit të Borusia Dortmundit, me ç'rast një futbollist është lënduar.
Jeger theksoi se policia e Rajnës Veriore-Vestfalisë sërish ka ndërmarrë masa shtesë të sigurisë, ku sonte Borusia dhe Monako duhet ta luajnë ndeshjen e shtyrë të futbollit në Ligën e kampionëve.
Policia kumtoi se në vendin e ngjarjes është gjetur një letër në të cilën përmendet edhe sulmi në panairin e Krishtlindjes në Berlin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail