Tereza Mej i hedh poshtë akuzat për "politikëbërje" me vendimin për zgjedhje të parakohshme

Londër, 19 prill 2017 (MIA) - Kryeministrja britanike Tereza Mej i ka hedhur poshtë sot akuzat në opinionin politik vendor se është përcaktuar për zgjedhje të parakohshme, pak para se të fillojë bisedimet për Bregzitin, për shkaqe politike dhe si pjesë e një loje politike.
"Më besoni, nuk ka asgjë tjetër përveç përforcimit të pozicionit britanik për negociatat me BE-në, për Bregzitin", deklaroi sot Mej në bisedime për radion BBC.
Ajo insistoi se asnjë politikan nuk shkon në zgjedhje kot së koti, duke i porositur votuesit britanikë se vendit në këtë kohë i nevojitet unitet, ndërsa qeverisë dhe asaj si kryeministre, pozicion i fuqishëm për bisedimet rreth ndarjes së Britanisë nga BE-ja.
Mej deklaroi se gjatë fushatës parazgjedhore, nuk do të pranojë debate televizive, as me liderin e laburistëve opozitarë, Xheremi Korbin, as me kundërshtarët e tjerë politikë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail