OSBE mendon nëse do t'i vëzhgojë zgjedhjet në Gjermani

Berlin, 8 maj 2017 (MIA) - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë më herët, në korrik do të vendosë nëse do të kryejë monitorim të zgjedhjeve federale parlamentare gjermane. OSBE deri atëherë duhet të kumtojë nëse i pranon kërkesat e qeverisë aktuale dhe të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AFD) për ndjekje të parregullsive të mundshme në zgjedhjet e shtatorit, shkruan edicioni gjerman i portalit Euroaktiv.
Mediumet gjermane transmetojnë deklaratën e drejtorit të zyrës për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) MIhael Georg i cili thotë se para se të sillet vendimi OSBE do të bisedojë me përfaqësues të qeverisë federale, gazetarë, organizata joqeveritare dhe parti politike.
Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini, kryesia e AFD-së paraprakisht i bëri thirrje OSBE - ODIHR ta vëzhgojë votimin sepse "ekzistojnë arsye për shqetësim se nuk do të garantohet pjesëmarrja e paselektuar në fushatën zgjedhore në mënyrë të drejtë". Sipas AFD, asociacione qytetare në të kaluarën tentuan ta sabotojnë fushatën e tyre dhe presin e njëjta të ndodhë në këto zgjedhje për ç'arsye OSBE duhet të[ kryejë monitorim të procesit zgjedhor. Në letrën dërguar në fund të prillit AFD e informon OSBE-në se aktivistë të organizatave joqeveritare i kanë grisur personat në posterët e partisë, hotelet nuk u kanë dhënë dhoma personave të partisë të cilët kanë marrë pjesë në fushatë dhe ka pasur edhe dhunë fizike ndaj aktivistëve të tyre. Para AFD-së, edhe qeveria federale gjermane më 6 mars i bëri thirrje OSBE-së t'i ndjekë zgjedhjet. OSBE - ODIHR i ndoqi edhe zgjedhjet federale në vitin 2013 kur AFD nuk ishte e pranishme në skenën politike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail