Merkel do t'i ndihmojë Makronit ta ulë papunësinë

Berlin, 8 maj 2017 (MIA) - Kancelarja gjermane Angela Merkel partia e të cilës fitoi në zgjedhjet parlamentare në krahinën Shlezvih Holshtajn sot nga Berlini premtoi mbështetje maksimale për presidentin e sapozgjedhur francez Emanuel Makron.
Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Berlini, Merkel e uroi Makronin për suksesin e tij "spektakular" dhe premtoi se do t'i ndihmojë Francës të përballet me nivelin e lartë të papunësisë i cili është dyfish më i lartë se Gjermania. Sipas Merkelit vendi i saj do të punojë së bashku me Francën me qëllim që të promovohet stabiliteti evropian.
"Ai mban shpresë për miliona francezë si dhe për një numër të madh njerëzish në Gjermani dhe në tërë Evropën. Ai ka zhvilluar fushatë të guximshme pro-evropiane, është angazhuar për transparencë ndaj botës dhe është i vendosur ta zhvillojë ekonominë sociale të tregut", deklaroi Merkel në konferencën për shtyp në Berlin.
Fitorja për Makron, sipas Merkelit është pozitive për marrëdhëniet gjermane-franceze të cilat janë bazë e politikës së jashtme gjermane, por rezultatet e zgjedhjeve në Francë nuk janë arsye që Gjermania ta ndryshojë kursin e saj ekonomike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail