Të paktën 19 viktima në koncertin e Arijana Grande në Mançester

Mançester, 23 maj 2017 (MIA) - Të paktën 19 persona e kanë humbur jetën, ndërsa rreth 50 janë plagosur në të paktën një shpërthim, i cili është ndjerë në koncertin e këngëtares amerikane Arijana Grande në Mançester, lajmëroi En-Bi-Si njuz, duke iu referuar burimeve policore.
Kryeministrja britanike Tereza Mej kumtoi se në Londër në orën 9:00 sipas kohës lokale do të thirr seancë të jashtëzakonshme të komisionit qeveritar "Kobra" për shkak të shpërthimit të mbrëmshëm në Mançester.
Incidentin ajo e quajti "akt të tmerrshëm terrorist" dhe theksoi se bashkëndjen me të plagosurit dhe me familjet e të gjitha viktimave.
"Ne punojmë në atë për t'i konfirmuar të gjitha detajet nga incidenti", theksoi Mej.
Policia tani për tani parashikon se bëhet fjalë për dy detonime, por ende nuk dihet arsyeja për shpërthimet.
Të paktën një shpërthim është ndjerë pas përfundimit të koncertit të Arijana Grande, pas çka mijëra persona në panik filluan ta lëshojnë ngjarjen. Në Tuiter janë vendosur incizime në të cilat shihet si fansat ikin dhe ulërinin.
Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, shumica e shikuesve midis publikut 20 mijë persona ishin fëmijë dhe adoleshentë, duke e pas parasysh se këngëtarja amerikane 23 vjeçare është idol i shumë të rinjve.
Zëdhënësi i saj kumtoi se ajo nuk është lënduar.
"Jam e thyer. Më vjen keq nga thellësia e shpirtit për atë që ka ndodhur. Thjeshtë nuk kam fjalë", ka shkruar ajo në Tuiter.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail