Tramp në Bruksel i filloi bisedimet me liderët e BE-së

Bruksel, 25 maj 2017 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot i filloi bisedimet me liderët e Bashkimit Evropian në Bruksel, ku, ndryshe, merr pjesë në samitin e NATO-s.
Bisedimet ai i filloi me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker dhe me disa përfaqësues të tjerë zyrtarë.
Tramp publikisht bënte thirrje për shpërndarjen e Aleancës kur Mbretëria e Bashkuar votoi për dalje nga Bashkimi Evropian, verën e kaluar, transmetojnë mediat amerikane.
Në kuadër të udhëtimit të parë në botë, Tramp para Brukselit, qëndroi në Arabinë Saudite, Izrael dhe Vatikan.
Krerët e NATO-s, ndryshe, tubohen në samite çdo të dytin vit, por ky takim është përjashtim, ndërsa rast është hapja e selisë së re që ndodhet saktë përballë selisë në periferi të Brukselit, Ever, thekson Hina.
Policia belge pret që sot në Bruksel të ketë rreth 10.000 protestues, të cilët tubohen nën sloganin "Trampi nuk është i mirëseardhur", prandaj janë paraparë masa të ashpra të sigurisë me një numër të madh të policëve dhe ushtarëve.
Para darkës së punës do të zbulohen dy përmendore të cilat ndodhen para ndërtesës së re - në përkujtim të rënies së Murit të Berlinit dhe të sulmeve terroriste ndaj SHBA-së të 9 shtatorit 2001.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail