Terroristi nga Mançesteri ka mbajtur lidhje me kontaktet e Anis Amrit

Berlin, 25 maj 2017 (MIA) - Katër ditë para se ta kryejë sulmin terrorist në maçester, anëtari i dyshuar i Shtetit islamik (SHI), Salman Abedi, ka qëndruar në Gjermani, prej ku ka udhëtuar për në Britani të Madhe, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini.
Mediumet gjermane pohojnë se Abedi ka qëndruar në Dyseldorf, ndërsa në vitin 2015 edhe në Frankfurt, dy lokalcione të cilat janë të njohura për aktivitetet e organizatave radikale islamiste.
pas sulmit në mançester, shërbimet gjermane të sigurisë i kanë dyxfishuar përpjekjet në hetimin për bashkëpjesëmarrës të mundshëm të Abedit, të cilët ndoshta ende ndodhen në Gjermani.
Sipas njohurive të deritanishme, nuk përjashtohet mundësia që njerëzit me të cilët Abedi ka komunikuar në Dyseldorf kanë kaluar trajnim për vendosje të mjeteve shpërthyese, ndërkaq janë radikalizuar nga ana e imamëve ekstrem myslimanë.
Para se të nisej për në berlin dhe ta kryejë sulmin me kamion në panairin e krishtlindjeve në dhjetor, një anëtar tjetër i SHI-së, tuniziani Anis Amri gjithashtu ka qenë në kontakt me struktura radikale në Dyseldorf.
Sipas magazinës "Fokus", Abedi, njejtë si edhe Amri, ka qenë në listë ndërkombëtare të islamistëve të dyshuar, por që të dy nuk janë mbajtur nga autoritetet gjermane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail