Tereza Mej kërkon prej internet kompanive t'i largojnë artikujt ekstremist

Londër, 26 maj 2017 (MIA) - Kryeministrja britanike Tereza Mej kërkon prej liderëve botërorë që të intensifikohet presioni ndaj internet kompanive që në mënyrë të përhershme të eliminohen të gjitha materialet ekstreme dhe ekstremiste dhe artikujt në rrjetin e internetit.
Në Samitin e grupit G7, që mbahet në Taormina, në Sicili dhe Itali, Mej ka fjalim hyrës kushtuar terrorizmit dhe luftës antiterroriste dhe në të kryeministri britanik insiston se kanosja prej xhihadistëve të Shtetit Islmik (SHI) është përforcuar në mënyrë të konsiderueshme për shkak të "fushëbetejës" së krijuar në internet.
Në fjalimin e tij, disa pjesë i transmetojnë mediat londineze, Mej i akuzon kompanitë haj-tek për atë se asgjë nuk kanë bërë që të hiqen rreziqet dhe dëmet, artikujt me përmbajtje provokuese dhe ekstremiste.
"Gjigantët e internetit, si Fejsbuku, Tuiteri dhe Gugël kanë obligim ndaj shoqërisë, që të bëjnë më shumë për largimin e materialeve nga rrjeti të cilat promovojnë dhe rrisin urrejtje, dhunë dhe terrorizëm", thotë Mej në kërkesën e saj deri tek liderët e botës, të tubuar në Samitin e sivjetmë G7.
Një përfaqësues i Dauning strit 10 në Londër, deklaroi sot Mej dëshiron t'i inkurajojë internet kompanitë të krijojnë vegla të cilat në mënyrë automatike t'i njohin dhe t'i eliminojnë të gjithë artikujt e dëmshëm dhe të rrezikshëm.
Shpjegimi zyrtar për qëndrimet e kryeministres britanike, tregon se Londra, për herë të parë, në nivelin më të lartë dhe në një tubim të tillë e thekson sigurinë në internet si pjesën më të rëndësishme të luftës me terrorizmin ndërkombëtar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail