Kurc: Të ndërpritet vdekja në Mesdhe

Vjenë, 22 qershor 2017 (MIA) - Shefi i diplomacisë austriake Sebastijan Kurc angazhohet për ulje dramatike të imigrimit me qëllim që me sukses të zbatohet integrimi i emigrantëve. Ai thekson se për momentin një milionë njerëz ka në kampet e refugjatëve në Libi të cilët janë të gatshëm të nisen në rrugën e rrezikshme drejt Evropës.
"Nëse ata nisen në atë rrugë do t'i çojnë edhe të tjerët, kështu që nuk do të ketë fund të vdekshmërinë në Mesdhe", vlerëson Kurc.
Ai në diskutimin e organizuar nga gazeta ditore vjeneze "Kurir" theksoi se kritikat e drejtuara ndaj Vjenë për shkak të kërkesë për kufizimin e migrimit janë të paarsyeshme sepse Austria çdoherë ka pranuar më shumë refugjatë sesa Italia dhe Greqia së bashku.
"Në Itali dhe Greqi vijnë numër i madh i refugjatëve, por ata atje nuk qëndrojnë", theksoi Kurc duke shtuar se sistemimi i migrantëve në Evropë nuk funksionon dhe e theksoi shembullin me Rumaninë, ku është regjistruar numër i madh i refugjatëve të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në atë vend.
Ministri austriak i Punëve të Jashtme e përsëriti kërkesën për mbylljen e rutës mesdhetare pas shembullit me atë ballkanike.
Ai vlerëson se përveç luftërave qytetare, korrupsioni dhe varfëria, rritja e natalitetit në Afrikë është problemi më i madh dhe me këtë edhe kërcënimi më i madh në Evropë. Kurc përkujtoi se në Afrikë jetojnë rreth një miliardë njerëz, deri në mes të shekullit, numri i tyre do të arrijë deri në dy miliardë, ndërsa deri në fund të shekullit - katër miliardë.
"Për shkak të kësaj nuk guxon të kthehet shikimi nga situata në Detin Mesdhe, ku vuajnë një numër i madh i emigrantëve, por duhet të mendohet edhe për ata të cilët në rrugën deri në Libi vdesin nga etja. Ky është numër i madh për çka madje nuk ka as përqindje", theksoi Kurc.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail