Policia spanjolle ka arrestuar 12 politikanë dhe përfaqësues të lartë në Barcelonë

Madrid, 20 shtator 2017 (MIA) - Policia spanjolle sot ka kryer bastisje në selinë e Qeverisë së Katalonjës në Barcelonë, ku janë arrestuar 12 politikanë dhe përfaqësues të lartë, lajmëroi DPA.
Midis të arrestuarve është edhe zëvendësministri i Ekonomisë të Katalonјës, Hosel Maria Jove, bënë të ditur mediat spanjolle, duke iu referuar policisë paraushtarake "Gvardia Sivil".
Arrestimet janë kryer dhjetë ditë para referendumit të planifikuar për pavarësinë e Katalonjës.
Qindra njerëz protestuan para selisë së autoriteteve rajonale në Barcelonë, duke i bërë thirrje policisë spanjolle për të "dalë".
Presidenti katalanas Karles Puxhdemon thirri takim urgjent pas bastisjeve dhe arrestimeve të zbatuara.
Edhe pse Gjykata Kushtetuese në Madrid e ndaloi referendumin i cili duhet të mbahet në tetor, Puxhdemon megjithatë premtoi se votimi do të zbatohet.
Javën e kaluar një milionë njerëz dolën në rrugët e Barcelonës dhe kërkuan pavarësi.
Kryeministri spanjoll Mariano Rahoj disa herë deri më tani ka deklaruar se në asnjë rast nuk do të lejojë që rajoni më i pasur dhe më ekonomik në Spanjë të shkëputet nga vendi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail