Katalonjë: Përleshje mes policisë dhe protestuesve

Madrid, 20 shtator 2017 (MIA) - Ithtarët që angazhohen për pavarësi të Katalonjës janë përleshur me policinë spanjolle, derisa i kanë transportuar funksionarët katalonas të arrestuar në bastisjen e sotme.
Protestuesit u përpoqën t'i bllokojnë nëpunësit policorë, derisa e transportonin IT menaxherin Sevijar Puih nga sektori për punë të jashtme i Katalonjës. Puih është një nga 13 përfaqësuesit e arrestuar në bastisjen e sotme.
Kryeministri i Spanjës, Mariano Rahoj, theksoi sot se qeveria e tij është e përkushtuaar për parandalimin e votimeve.
"Nuk ekziston shtet demokratik në botë që do ta pranoj atë që këta njerëz e planifikojnë", tha Rahoj dhe ka kërkuar nga presidenti i Katalonjës, Karles Puxhdemont, që të veproj në harmoni me ligjet ekzistuese dhe këtë sfidë të ndarjes ta ndalë.
Por, Puxhdemont tha se operacionet e policisë ishin të "paligjshme" dhe e ka akuzuar qeverinë qendrore në Madrid për "de fakto" pezullim të autonomisë së këtij rajoni dhe për imponim të gjendjes së jashtëzakonshme.
Qeveria e Spanjës konsideron se votimi i paraparë për 1 tetor është ilegal, ndërsa Gjykata Kushtetuese e ka suspenduar legjislacionin për referendum, që ishte miratuar nga parlamenti i Katalonjës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail