Edhe partia në pushtet në Spanjë me kërcënime për Puçdemonin

Shkup, 9 tetor 2017 (MIA) - Lideri katalanas, karles Puçdemon rrezikon të përfundojë si paraardhësi i tij në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar nëse tenton të shpallë pavarësi të Katalonjës, deklaroi zëdhënësi i partisë spanjolle në pushtet.
"Shpresojmë se nesër nuk do të shpallet asgjë, sepse ai që do të shpallë pavarësi do të përfundojë si ai që shpalli diçka të tillë para 83 viteve", deklaroi Pablo Kasado, zëdhënës i Partisë popullore në pushtet.
Kasado la të kuptohet për Luis Kompanis, i cili shpalli pavarësi të Katalonjës në vitin 1934, por pak më vonë u arrestua. Gjashtë vite më vonë u ekzekutua nga diktatori Franko.
Kasado theksoi se ka menduar për "arrestimin, e jo për ekzekutimin". Deklarata e tij shkaktoi mospajtime tek politikanët në Katalonjë të cilët janë për pavarësi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail