Madrid me pyetje deri te Katalonja: - A shpallët pavarësi?

Madrid, 11 tetor 2017 (MIA) - Kryeministri spanjoll Marijano Rahoj kërkoi nga Qeveria rajonale katalanase që të prononcohen nëse formalisht kanë shpallur pavarësi, para se Madridi të intervenojë në rajon.
Ai dërgoi kanosje se është e mundur të pezullohet autonomia e Katalonjës. Kjo është kërkuar para se të aktivizohet eventualisht Neni 155 nga Kushtetuta spanjolle, sipas së cilit Madridi ka të drejtë të ndërmerr kontroll mbi rajonin autonom në qoftë se rajoni "nuk i përmbush detyrimet nga Kushtetuta dhe ligjet dhe nëse vepron në kundërshtim me interesat e Spanjës".
Kjo kërkesë deri te liderët katalanas pasoi pas seancës së sotme të jashtëzakonshme të Qeverisë spanjolle, por tani për tani nuk është e qartë se në cilin afat Karles Puxhdemon duhet të prononcohet për ndodhitë e mbrëmshme në Barcelonë kur parlamenti katalanas shpalli dhe pastaj menjëherë e suspendoi deklaratën për pavarësi.
"Duam që gjithçka të jetë e qartë në pajtueshmëri me ligjet. Hapat e ardhshëm do të varen nga përgjigjja e parlamentit katalanas", shkroi Rahoj në Tuiter pas seancës së Qeverisë.
Deklarata për pavarësi të Katalonjës e nënshkruar dje nga deputetët katalanas tani për tani është akt simbolik, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë rajonale.
"Deklarata duhet të bëhet nga parlamenti katalanas, dhe tani për tani kjo nuk është këtu", shpjegoi Zhordi Turul. Nënshkrimi ka qenë akt simbolik me të cilin konfirmuam se jemi për pavarësi", shtoi ai.
Sipas paralajmërimeve, Puxhdemon do ta dorëzojë deklaratën e miratimit në Parlamentin katalanas, në qoftë se Madridi refuzon dialog, siç paralajmëronte deri tani ose nëse negociatat eventuale nuk rezultojnë me marrëveshje për zgjidhje të krizës.
Puxhdemon mbrëmë para Parlamentit rajonal në Barcelonë deklaroi se Katalonja i respekton rezultatet nga referendumi i mbajtur më 1 tetor, por propozoi "suspendim të shpalljes së pavarësisë, që në praktikë të punohet në zbatimin e rezultateve nga referendumi" dhe i përshëndeti thirrjet për dialog me Madridin.
"Sot po bëjmë një gjest të përgjegjësisë, për shkak të vazhdimit të dialogut", theksoi Puxhdemon në fjalimin para Parlamentit katalanas.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail