Hapësirë e madhe për hyrje të së djathtës ekstreme në qeverinë austriake

Vjenë, 17 tetor 2017 (MIA) - Me cilin partner koalicioni Sebastian Kurc do të formojë qeveri, është pyetja kyçe pas zgjedhjeve në Austri që u mbajtën të dielën, kur lideri i ri i Partisë popullore fitoi shumicën e votave.
Janë të mëdha mundësitë që partner koalicion i Kurcit të bëhet Shtrahe, lideri i Partisë ekstreme djathtiste të lirisë.
Fillimi i bisedimeve për koalicionim mes partive pritet sot.
Nëse realizohet i ashtuquajturi koalicion gri, i quajtur sipas ngjyrave partiake të të dy partive djathtiste, kjo do të ishte një kthesë e madhe në të djathtë e Austrisë, por siç shkruan shtypi, ai koalicion është logjik nëse dihet se programet e atyre dy partive janë më të ngjashmet.

Rezultatet përfundimtare priten të enjten sepse ende po zgjat numërimi i votave të qytetarëve të cilët votojnë me postë, por nga 900 mijë të të ashtuquajturave karta votimi të lëshuara, janë numëruar 400 mijë, kështu që trendi është i njohur dhe margjinat e lëshimeve vlerësohen si të vogla.
Partia Popullore është fituese me rreth 32 për qind të votave të fituara, në vend të dytë është Partia Socialiste e kancelarit të deritanishëm Kristian Kern me 26,9 për qind të votave të fituara deri më tani dhe në vend të tretë Partia e lirisë me 26 për qind të votave.

Kern dje deklaroi se socialistët janë të hapur për bisedime për koalicion të mundshëm me të gjitha partitë.
"Nuk dëshirojmë të mbyllim asnjë derë", tha ai.
Siç kumtoi Standard, Kern pranon negociata edhe me të djathtën ekstreme, pa marrë parasysh që prefekti i Vjenës i cili është nga partia e njëjtë, Mihael Hojpl, është kundër koalicionit me Shtrahe.
Mandatari joformal Kurc do të jetë lideri më i ri në Evropë dhe nëse zgjidhet, kancelari më i ri që e ka pasur Austria ndonjëherë.
Ai në krye të Partisë Popullore erdhi në fillim të vitit, por shumë me sukses u imponua si brend i ri.
Pas publikimit të rezultateve paraprake të cilat informuan për fitore të sigurt të Kurcit, qytetarët e anketuar kanë thënë se kanë votuar për të pasi që duan ndryshim.
"Ishte koha për diçka të re, na nevojitet ndryshim", deklaroi një austriak i ri për radio programin A1.
Këtu qëndron me siguri edhe formula për sukses e Kurcit i cili arriti të imponojë imazhin se ai është ndryshimi, edhe pse partia e tij për shumë vjet është në pushtet në koalicion me atë socialist.
Por, socialistët e mbajnë pozitën më të lartë - kryetar i Qeverisë që nga viti 1970, me pushim prej shtatë vitesh kur Volfgan Shusel ishte kancelar, dhe në mënyrë logjike, nocioni pushtet më së shumti përkon me partinë e tyre.
Në mënyrë plotësuese, ribrendimin e partisë me emër të ri, Partia e Re demokratike dhe ndryshimi i ngjyrës partiake prej të kuqe në akuamarinë, analistët e vlerësojnë si hap marketingu i cili i ka sjellë sukses Kurcit.
Partnerët e deritanishëm të koalicionit në pushtet, të qendrës së majtë dhe të djathtë, hynë në konflikt pas zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar që rezultoi me shpalljen e zgjedhjeve parlamentare të tanishme që u mbajtën një vit para afatit të rregullt.
Pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale asnjë prej partive në pushtet nuk e siguroi pjesëmarrjen në raundin e dytë që ishte alarm i fuqishëm se votuesit janë të pakënaqur nga pushteti.
Zgjedhjet i fitoi kandidati i të gjelbërve, ndërsa është interesante se një vit më vonë, kjo parti nuk mund ta sigurojë asnjë vend në parlament.
Partia e të gjelbërve me sa duket është humbësi më i madh në këto zgjedhje, me mundësi të mëdha të bëhet jashtëparlamentare. Kjo lidhet me përçarjen e brendshme, pas së cilës një prej anëtarëve më të njohur Peter Pilc doli në zgjedhjet aktuale si kandidat i pavarur me listën e vet, e cila i fitoi më shumë vota prej partisë së tij iniciale.
Liberalët NEOS e siguruan hyrjen e sigurt në parlament, ndërsa për të gjelbrit dhe listën e Pilc, do të dihen rezultatet përfundimtare.
Rezultatet zgjedhore treguan fitore të madhe për të djathtën ekstreme, e cila pas 12 vitesh mungesë, tani është rrugës që përsëri të hyjë në qeveri.
Suksesi i Partisë së Lirisë në këto zgjedhje më shumë ndërlidhet me qëndrimin tek austriakët nga fluksi i emigrantëve nga fillimi i vitit 2015. Lideri Shtrahe fillimisht kishte retorikë "të ashpër" në lidhje me emigrantët, por në fushatë e kufizoi kundërshtimin e hyrjes së emigrantëve myslimanë, të cilët sipas fjalëve të tij janë kërcënim për vlerat e Austrisë.
Dështim për vlerat evropiane lidhur me të drejtat e njeriut është perceptimi se "gjahu" i votave është kryer përmes kurrizit të emigrantëve myslimanë, të cilët në pjesën më të madhe janë refugjatë nga rajonet e përfshira me luftë si Siria dhe Afganistani.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dje e uroi Kurcin dhe deklaroi se nuk pret probleme lidhur me qëndrimet e ndryshme mes tyre në lidhje me pranimin e emigrantëve.
Interesante, por Kurc nxori dobi të dyfishtë nga kriza e emigrantëve.
Aduti i tij më i madh në zgjedhjet ishte hapja e dyerve për refugjatët, me çka ai fitoi shumë nga simpatitë e emigrantëve autoktonë, nga të cilët shumë persona kanë marrë të drejtë vote si shtetas austriakë. Nga ana tjetër, premtimet e tij kryesisht kanë qenë të orientuara drejt austriakëve, të cilët kundërshtohen ndaj hyrjes së emigrantëve. Retorika ndaj tyre ishte se do ta ndërpret hyrja e pakontrolluar.
Në vitin 2015 dhe 2016 rreth 130 mijë emigrantë kanë kërkuar azil në Austri. Shteti ka 8,7 milionë banorë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail