Këshilli i Evropës do të bisedojë për migrimin, marrëdhëniet me Turqinë, Iranin dhe Korenë e Veriut

Bruksel, 19 tetor 2017 (MIA) - Këshilli i Evropës sonte do të bisedojë për çështjet lidhur me migrimin, si dhe marrëdhëniet me Turqinë, Iranin dhe Korenë e Veriut.
Është paraparë që shefat e shteteve dhe përfaqësuesit e qeverive të vendeve anëtare të BE-së të shprehin "zhgënjim të madh nga gjendja rreth sundimit të së drejtës" në Turqi. Ata nuk do të pranojnë konkludime dhe nuk do t'i komentojnë kërkesat për ngrirje të negociatave mes Ankarasë dhe BE-së. Këshilli i Evropës do të shprehë kënaqësi nga zbatimi i marrëveshjes me Turqinë për emigrantët.
Për çështjen me migrimin pritet të vendoset se nevojitet mbështetje e vazhdueshme e vendeve të kufijve të jashtëm të BE-së, si dhe kthim aktiv i emigrantëve ilegal. Përfaqësuesit shtetëror dhe qeveritar do të bisedojnë për propozimin e Komisionit evropian për vendosjen e kuotave vullnetare për sistemim të emigrantëve, kryesisht nga Afrika. Paralelisht me këtë, do të shqyrtohet edhe vendosja e lehtësimeve tregtare dhe të vizave, prej nga vijnë emigrantët, të cilët ilegalisht kanë arritur në BE, si dhe mbushja e vazhdueshme e fondit për Afrikë.
Parashihet se Këshilli i Evropës do ta shprehë përcaktimin e vet sa më shpejtë ta ripërtërijë regjimin normal në Zonën e Shengenit, njëkohësisht duke i marrë parasysh kërcënimet e sigurisë ndaj vendeve të caktuara në Union pa kontrolle kufitare. Pritet që Këshilli i Evropës të shprehë gatishmëri deri në fund të vitit ta mbështesë vendosjen e bashkëpunimit mbrojtës evropian për vendet të cilat dëshirojnë të inkuadrohet.
Lidhur me Iranin dhe Korenë e Veriut vështirë se do të arrihet pajtueshmëri për tekstet preliminare të konkludimeve. Është paraparë në mbledhje sërish të shprehet mbështetje për zbatimin e marrëveshjes bërthamore me Teheranin dhe formalisht të konfirmohen sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut, përfshirë ndalesën për shitjen e naftës për Phenianin.
Agjenda nuk parasheh diskutim rreth çështjes për Katalonjën, por tema do të mund të parashtrohet. Këshilli i Evropës nesër do të diskutojë për rrjedhën e negociatave për Brekzitin. Për shkak të mendimit të KE-së se deri mët ani nuk ka përparim të mjaftueshëm, nuk pritet që liderët qeveritar dhe shtetëror ta autorizojnë komisionin të vazhdojë me negociatat rreth çështjes për marrëdhëniet e ardhshme me Londrën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail