Parlamenti Evropian nuk i ndaloi sufllaqet dhe qebapët

Bruksel, 14 dhjetor 2017 (MIA) - Parlamenti Evropian nuk e votoi mbrëmë ndalesën për shitjen e sufllaqeve dhe qebapëve pasi që ankesa për përdorimin e fosfateve në mish nuk e mori shumicën e nevojshme. Kjo do të thotë se në BE edhe më tej do të shiten qebapë siç shiteshin deri më tani.
Për miratimin e këtij vendimi mungonin tre vota, publikoi në Tuiter, Këshilli i PE-së për mjedis jetësor, shëndet publik dhe siguri.
Për propozimin votuan 373 anëtarë të parlamentit, 272 ishin kundër ndërsa 30 votuan abstenim.
Votimi u mbajt në bazë të propozimit për ndalesën për dhënien e fosfateve në mishin e ngrirë për qebapë. Kjo ndalesë do të shkaktonte rrezik për industrinë e qebapëve në Evropë në të cilën janë të punësuar rreth 200.000 punonjës.
Pronarët e restoranteve për ushqim të shpejtë pohojnë se aditivet janë të nevojshme që të ruhet shija e mishit me mëlmesa si gjatë transportit ashtu edhe gjatë përgatitjes.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail