Qeveria e re austriake jep betimin

Vjenë, 18 dhjetor 2017 (MIA) - Anëtarët e Qeverisë së re austriake të përbërë nga Partia Popullore Konservatore Austriake (OVP) dhe Partia e Djathtë e Lirisë së Austrisë (FPO), e drejtuar nga Sebastijan Kurc, sot do të japin betimin para presidentit Aleksandar van der Belen.
Presidenti i Austrisë theksoi se i ka përfunduar bisedimet me ministrat e Qeverisë së re dhe theksoi se ceremonia e dhënies së betimit do të mbahet sot në orën 11.
Në Austri janë paralajmëruar edhe protesta të shumta kundër pjesëmarrjes së përfaqësuesve të FPO-së në Qeveri, si dhe kundër disa pjesëve nga programi i Kabinetit të ri.
Për shkak të protestave të paralajmëruara do të rriten masat e sigurisë në vend. Pritet në protesta të marrin pjesë mijëra qytetarë.
Siç lajmëron MIA, në Qeverinë e re austriake, OVP do të përfaqësohet me Kurcin si kancelar, me ministrin e Financave Hirtvig Leger, të Ekonomisë Margaret Shrambek, të Arsmit Hanjs Fasman, të Grave dhe Familjes Xhulijan Bogner-Shtraus, të Bujqësisë dhe Ekologjisë Elizabet Kestinger, të BE-së, Media, Art dhe Kulturë Gernot Blipem, si dhe me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme Karolin Edshtadler.

Nga FPO zëvendëskancelar dhe ministër i Drejtorisë Shtetërore dhe Sportit do të jetë Hajns-Kristijan Shtrahe, i Punëve të Brendshme Herbert Kikëk, i Mbrojtjes Mario Kunasek, i Infrastrukturës dhe Komunikacionit Norbert Hoferm të Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë Beta Hartinger, i Punëve të Jashtme Karin Knajsel, ndërsa sekretar shtetëror i Financave do të jetë Hubert Huhs.
Qeveria e re do të jetë më e madhe për një anëtar në krahasim me atë paraprake.
Me dhënin e betimit të sotëm, Sebastija Kurc do të bëhet kancelari më i ri i Austrisë deri më tani dhe për momentin shefi më i ri aktual i një Qeverie në botë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail